Shqipëria kërkon të vaksinojë të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç brenda 2022

Shqipëria kërkon të vaksinojë të gjithë popullsinë…

Qeveria shqiptare zotohet të vaksinojë të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç brenda vitit 2020, si pjesë e programit qeverisës.

Pandemia goditi edhe sektorët ekonomik, ku qeveria parashikon një fond prej 50 mln euro për sektorin e turizmit në formën e instrumentet të garancisë.

Synimet e qeverisë në programin qeverisës në luftën ndaj pandemisë:

-Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021.

– Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022.

– Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për

ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar:

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentet të garancisë;

– 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit;

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kredimin apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit