Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan për barazinë gjinore, lë pas vendet më të zhvilluara

Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan…

Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan për barazinë midis burrave dhe grave dhe lë pas vende më të zhvilluara. Indeksi i forumit ekonomik botëror analizon 4 tregues: pjesëmarrje dhe shanse ekonomike, arritje arsimore, shëndet dhe fuqizim politik.

Sipas sociologëve shoqëria shqiptare ka avancuar dhe është më e hapur, duke i dhënë gruas rëndësinë që dikur i është mohuar qoftë në familje, punë ose qeverisje.

Gjejmë gra dhe burra ne pozita drejtuese dhe ne përqindje më të lartë, gruan më të përfshirë. Gjejmë sektorë ku janë njohur si për pune burrash dhe ka gra më të përfshirë. Edhe në qeverisjen e vendit, kemi shumë gra të angazhuara dhe janë të mirë pozicionuara me burrat.”

Për këtë ka ndikuar arsimi, i cili mbart një rol themelor. Krahasuar me të kaluarën, institucionet arsimore frekuentohen më shumë nga gjinia femërore.

Megjithatë, disa stereotipa, ndonëse jo aq shumë, sa dikur, janë ende të pranishme në shoqërinë shqiptare, njëjtë si në shoqëritë më të zhvilluara. Ndarja e punëve për gra ose për burra.

Si për shembull kjo është punë për burra jo për gra, në biznes preferohet të negociohet me një burrë më lehtë se me një grua etj…

Sociologia mëshon idesë se mbështetja për gratë dhe vajzat duhet të vijojë, pasi kjo është e vetmja rrugë për një shoqëri më të drejtë.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit