Shqipëria mbetet nën mesataren e BE-së për shtretër spitalorë

Shqipëria mbetet nën mesataren e BE-së për…

Shqipëria kishte në dispozicion 8,911 shtretër në institucionet publike spitalore gjatë vitit 2024, ose 372 shtretër për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të INSTAT. Ky tregues mbetet dukshëm nën mesataren e Bashkimit Europian prej 507 shtretërsh për 100 mijë banorë dhe më i ulët se në disa vende të rajonit, si Serbia (606), Maqedonia e Veriut (452) dhe Mali i Zi (387).

Edhe pse numri i shtretërve është rritur me 7.4% krahasuar me vitin 2014, përmirësimi i treguesit lidhet kryesisht me rënien e popullsisë dhe jo me zgjerimin e ndjeshëm të kapaciteteve spitalore. Ndërkohë, plakja e popullsisë, rritja e barrës së sëmundjeve dhe emigracioni i mjekëve po ushtrojnë presion në rritje mbi sistemin shëndetësor, ndërsa shumë raste komplekse trajtohen në spitalet e Tiranës.

Në Europë, dallimet janë të mëdha mes vendeve. Bullgaria kryeson me 870 shtretër për 100 mijë banorë, ndërsa Suedia renditet e fundit me 187. Megjithatë, vendet me më pak shtretër, si Suedia, Holanda dhe Danimarka, mbështeten në rrjete të zhvilluara të kujdesit ambulator dhe trajtimeve jashtë spitalit, një model që Shqipëria ende nuk e ka zhvilluar në të njëjtën masë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit