Shqipëria me 132 parti politike, shumica s’kanë adresë vendndodhje

Shqipëria me 132 parti politike, shumica s’kanë…

Shqipëria është një vend i vogël që po tkurret vit pas viti. Sipas statistikave, që pas vitin 1990, nga Shqipëria janë larguar afro 1.7 milionë shqiptar. Një shifër padyshim e lartë, e cila rritet gjithmonë e më tepër si pasojë e ekonomisë së rrënuar, mundësive të punësimit dhe korrupsionit masiv. Mirëpo në këtë mes, më të pashqetësuarat janë partitë politike. Edhe pse Shqipëria po rrudhet, partitë po mbijnë si kërpudhat.

Në Shqipëri ka 132 parti politike. Ndonëse në skemën politike, vallja luhet mes tre prej tyre, nga pas ndjekin edhe një numër tejet i lartë. Parti anonime, pa kryetar apo strukturë të njohur, pa seli dhe pa ndonjë aksion politikë. Si duket qëllimi është i tillë për të qendruar në hije, edhe pse Shqipëria vuan për mungesën e një opozite frymëzuese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku i ka njoftuar për detyrimin që kanë për të dorëzuar raportet financiare vjetore në KQZ. Nga 132 parti politike të cilave ju dërgua njoftimi, 37 parti politike e kanë marrë atë, ndërkohë që për 95 parti politike është kthyer zarfi për shkak të adresës së pasaktë” thuhet në raportin e KQZ.

Një tjetër shqetësim është burimi i tyre i financimit. Shumica e partive kanë deklarime vjetore yero, e disa të tjera nuk pranojnë të japin informacion. E nëse transparenca, opozitë bërja, deklarimi i të ardhurave, nuk qenka qëllimi i tyre, atëherë përse ekzistojnë kaq shumë parti ?!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit