Shqipëria, me kostot më të larta të zgjidhjes së konflikteve tregtare në rajon

Shqipëria, me kostot më të larta të…

Tregtia rajonale zhvillohet në sfond të konflikteve tregtare dhe civile ndërmjet vendeve që ndër të tjera rrisin kostot për bizneset dhe individët e përfshirë në këto procese.

Një studim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) tregon se, sistemi i drejtësisë në Shqipëri ofron kostot më të larta në rajon për zgjidhjen e çështjeve tregtare me mbi 3700 euro dhe 525 ditë. Pas Shqipërisë renditet Bosnja me 3313 euro, Kosova me 2441 euro dhe Mali i Zi me mbi 3550 euro.

Për të zbutur zgjidhjen e çështjeve tregtare ndërkufitare, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal po nxit përdorimin e instrumentit të ndërmjetësimit (marrëveshje ndërmjet palëshe jashtë gjykatave).,

Studimi tregon se, instrumentet e ndërmjetësimit nuk janë një praktikë e zakonshme në rajon, por rastet kur janë aplikuar tregojnë për kosto të ulëta të proceseve dhe zgjidhje ne një kohë shumë të shkurtër.

Kohëzgjatja mesatare e procedurës së ndërmjetësimit në rajon është 49 ditë, duke filluar nga 30 ditë në Shqipëri në 90 ditë në Kosovë. Kostoja mesatare e ndërmjetësimit është 566 euro, duke filluar nga 237 euro në Mal të Zi dhe 1070 euro në Shqipëri.

Gjithnjë e më shumë ndërmjetësimi po shihet si një mekanizëm i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me kosto dhe kohë efektive, pothuajse në çdo nivel të shkallës së suksesit. Ndërmjetësimi jashtëgjyqësor nuk është efektiv nëse shkalla e suksesit është më pak se 5% me një normë dështimi 95%.

Rezultatet e sondazhit rajonal të ndërmjetësimit midis aktorëve kryesorë tregojnë një interes të fortë në zbatimin e ndërmjetësimit jashtëgjyqësor.

Mali i Zi është shembulli se si në një ekonomi të Ballkanit Perëndimor është rritur përdorimi i ndërmjetësimit në mënyrë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër duke përshtatur dhe zbatuar praktikën e “Modeli i Ndërmjetësimit Italian”.

Në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit tashmë janë të pranishëm ndërmjetësuesit dhe qendrat e ndërmjetësimit.

Sipas të dhënave që rezultuan nga opinioni i biznesit në Barometrin Ballkanik të vitit 2021, 9 në 10 kompani në ekonomitë e Rajonit nuk kanë pasur asnjë rast ndërmjetësimi. Vetëm disa raste në çështjet civile ose tregtare u zgjidhën përmes ndërmjetësimit.

Rreth 55% e kompanive e konsideruan ndërmjetësimin një mekanizëm efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe 35% nuk ​​dhanë opinion nëse do ta merrnin parasysh ndërmjetësimin edhe në rastet e zgjidhjes së konflikteve ndërkufitare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në çështjet civile tregtare në mënyrë që të thjeshtohet dhe përmirësohet aksesi në drejtësi.

Nga ana tjetër, krijimi dhe promovimi i një infrastrukture të institucionalizuar të ndërmjetësimit rajonal mund të jetë shembull për politikat publike vendore mbi ndërmjetësimin dhe të çojë aplikimin e këtij mekanizmi në shkallë më të gjerë. /Monitor

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit