Shqipëria me numrin më të lartë të adoleshentëve duhanpirës, ia kalon dhe botës

Shqipëria me numrin më të lartë të…

Është bërë trend që po shkatërron mushkëritë, prija e duhanit apo cigareve elektronike nga të rinjtë shqiptarë. Përdorimi i tyre është rritur frikshëm, kryesisht nga grupmoshat 13-15 vjeç duke ngritur kështu alarmin për institucionet në vend, por edhe prindërit që duhet të jenë më të kujdesshëm dhe t’i këshillojnë më shumë fëmijët kur vjen puna te pirja e duhanit.

Sipas ekspertëve shqiptarë të duhanit dhe alkoolit në Shqipëri, normat e pirjes së duhanit janë shumë më të larta në Shqipëri. Sipas OBSH, në Shqipëri, 15.3 e grupmoshës nga 13-15 vjeç janë përdorues të duhanit. Ndërkohë 9.1 % e adoleshentëve në Shqipëri janë përdorues të rregullt të cigareve elektronike, një përqindje kjo e frikshme krahasuar me 5% e adoleshentëve në nivel global. Shihet që adoleshentët në Shqipëri çdo ditë e më shumë po bëhen duhanpirës të rregullt dhe kjo si pasojë e marketingut të shumtë të kompanive shqiptare që i shesin dhe i promovojnë tek të ashtuquajturit “VIP-a” si modele për t’u ndjekur në shoqëri tek të rinjtë.

Kjo kulturë moderne për një mendje të paushqyer me dije dhe informacione mbi rrezikun që shkakton duhanpirja, po shkatërron shëndetin e të rinjve të cilët shpeshherë e shohin përdorimin e duhanit dhe cigareve elektronike si gjënë më ‘cool’ pa marrë parasysh sëmundjet apo rreziqet që mund të shfaqen më pas. Duke marrë parasysh sa negativisht vepron duhani dhe cigarja elektronike në shëndet, ndalimi i përdorimit të tyre do të ishte një fitore e madhe për shoqërinë, pa rrezikuar më shumë adoleshentët shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit