Shqipëria me numrin më të ulët të gazetarëve në Evropë

Shqipëria me numrin më të ulët të…

Shqipëria ka më pak gazetarë se sa vendet fqinje evropiane. Vetëm 0,3 për qind e popullsisë është e punësuar në sektorin e medias.

Sipas Eurostat, në vitin 2019, 0,5 për qind e popullsisë së BE-së ishte e punësuar në gazetari ose aktivitete ekonomike të lidhura me media. Vendi me numrin më të lartë të gazetarëve është Gjermani me 1,3 për qind, Norvegjia me 0,8 për qind dhe Finlanda me 0,7 për qind.

Vendet me më pak gazetarë janë Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia. Vendet me më shumë gazetarë janë vendet që renditen më lartë për lirinë e medias, ndërsa ata që kanë më pak gazetarë renditen më poshtë.

Sipas INSTAT, 1818 njerëz janë të punësuar në publikime dhe në sektorin e prodhimit të programeve në 2018. Kjo ëshët rreth 0,3 për qind e popullsisë.

Aleksander Cipa, Drejtuesi i Unionit të gazetarëve tha se ka rreth 2700 gazetarë në total por rreth 1750 kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme në media për më shuëm se sa tre vjet pa shkëputje.

INSTAT tha se paga mesatare për punonjësit e medias në vend është rreth 340 euro.

Sipas Cipas, niveli i informalitetit në industri është shumë i lartë, 35 për qind nuk deklarojnë pagën e vërtet. Kjo vlen për të gjitha nivelet përfshirë edhe menaxherët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit