Shqipëria me pikë të kuqe/ Në vitin 2020 rreth 54% e fëmijve u rritën në kufirin e varfërisë

Shqipëria me pikë të kuqe/ Në vitin…

Një raport i “Save the Children”, publikuar këtë të martë, e rendit Shqipërinë në vendet me pikë të kuqe sa i përket varfërisë te fëmijët. Statistikisht, Shqipëria është ndër vendet më të varfra në Europë, gjë e cila e shtyn edhe më tej këtë fenomen. Raporti tregon se në vitin 2020, 53.9% e fëmijëve po rriteshin në kufirin e varfërisë ose përjashtimit social. Bëhet fjalë për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, si shtresa më e prekur nga varfëria.

Raporti ndalet edhe te arsimimi i tyre, ku Shqipëria duket se ka dështuar me sukses. Vetëm 1% deri në 5% e romëve dhe egjiptianët, të moshës 7-20 vjeç, kanë përfunduar shkollën e mesme. Rreth 60% e nxënësve në Shqipëri ishin analfabetë funksionalë në vitin 2018. Vendi u rendit në vendin e 61-të nga 78 vende në renditje.

“Shqipëria do ta ketë të vështirë ta arrijë fitime të rëndësishme në arsim, pa investime më të larta në këtë fushë. Një rishikim i fundit i Axhendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017–2020, 39 % e treguesve të rënë dakord ishin arritur, me 44 % të arritur pjesërisht, dhe 87 % të shpenzimeve të parashikuara janë shpenzuar, me mbulim nga buxheti i shtetit 59% e shpenzimeve të raportuara dhe financimi i donatorëve ishte 41 %. Këto të dhëna tregojnë një shpërndarje shumë të ulët dhe të paqëndrueshme të buxhetit nga ana e qeverisë” – thuhet në raportin e publikuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit