Shqipëria ndalon me ligj tullumbacet me azot

Shqipëria ndalon me ligj tullumbacet me azot

Pas disa muajsh që gazetarë, ekspertë të shëndetësisë dhe prindër kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e tullumbaceve me azot nga të rinjtë, qeverisë i ka rënë ndërmend që të miratojë një ligj që e konsideron këtë një lëndë psikotrope dhe të ndaluar për përdorim.

Në seancën plenare të kësaj te enjte, mes tymit e shamatës është miratuar ndryshimi ligjor i cili mori votat e vetëmjaftueshme të maxhorancës. Përdorimi i peroksidit të azotit tashmë është konsideruar si lëndë narkotike dhe e ndaluar për përdorim. Ajo tregtohet hapur në lokalet e natës të cilat frekuentohen nga të rinjtë në kryeqytet por edhe në qytete të tjera. Kjo lëndë shitej e paketuar në formën e gazit në tullumbace, me një çmim që varionte nga 300-350 lekë.

Personat që konsumojnë këtë lëndë mund të kenë pasoja në fertilitet, rrezikun për tu prekur nga kanceri i qafës së mitrës, imunitet të ulët, sëmundje të veshkave, mëlçisë dhe çekulibrim të trupit. Janë disa vende si Britania e Madhe, Australia dhe shumica e shteteve në SHBA-së që e dënojnë me burg përdorimin e kësaj substance prej më shumë se një viti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit