Shqipëria, ndër vendet më të shtrenjta në botë për të blerë shtëpi

Shqipëria, ndër vendet më të shtrenjta në…

Shqipëria renditet ndër tregjet më pak të përballueshme në botë për blerjen e një banese në raport me të ardhurat e familjeve, duke u pozicionuar e dyta në Europë, pas Serbisë.

Për të blerë një shtëpi në Shqipëri, një familje duhet të shpenzojë të ardhurat e plota të 15.7 viteve. Vetëm Serbia ka një tregues më të lartë në rajon (15.9 vite), ndërsa Shqipëria lë pas vende si Çekia (14.9 vite), Hungaria (14.6 vite), Greqia (12.5 vite) dhe Italia (9.7 vite).

Shqipëria renditet në vendin e 156-të nga 181 vende dhe territore në botë, rreth 40% më lart se mesatarja globale (11.2 vite). Në nivel botëror, Siria kryeson si vendi më i shtrenjtë (86.7 vite), kurse SHBA-ja mbetet ndër më të përballuesmet (4.5 vite).

Rritja e çmimeve të pronave në kryeqytet ka thelluar edhe më shumë hendekun e përballueshmërisë. Në mars të vitit 2026, çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë arriti në 2,141 euro/m², duke shënuar një rritje prej 122% krahasuar me vitin 2019 (965 euro/m²).

Një apartament standard prej 70m2 në Tiranë kushton mesatarisht rreth 150,000 euro, një shifër tepër e lartë duke pasur parasysh se paga mesatare neto në vend mbetet rreth 750 euro.

Rritja e çmimeve mbështetet kryesisht tek qarkullimi i parasë informale në ekonomi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit