Investimet nën tokë janë lënë pas dore për vite me radhë, ndërsa prioritet kanë qenë projektet me impakt të menjëhershëm vizual, si sheshet, fasadat dhe rrugët urbane. Sipas ekspertëve, rrjetet e kanalizimeve dhe impiantet e pastrimit nuk kanë marrë vëmendjen e nevojshme, pasi nuk sjellin përfitime të shpejta elektorale
Në shumë raste, miliona euro janë shpenzuar për asfaltimin e rrugëve dhe zgjerimin e zonave të banimit, pa u investuar paralelisht në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve. Mungesa e koordinimit ka krijuar probleme të vazhdueshme në zhvillimin urban
Si pasojë, rrugët e reja janë detyruar të prishen vetëm pak vite pas ndërtimit për të vendosur tubacionet e ujërave të zeza, duke rritur kostot publike dhe duke dëshmuar mungesën e planifikimit afatgjatë në investimet infrastrukturore.