Shqipëria në grup 'ferri', pas shortit flet Sylvinho

Shqipëria në grup ‘ferri’, pas shortit flet…

Pas hedhjes së shortit të ‘Euro 2024’ në Hamburg dhe mësimit të kundërshtarëve të kombëtares shqiptare, trajneri Sylvinho ka dhënë një intervistë duke përshkruar atë që ndodhi.

Sipas tij, grupi është i vështirë por është bukur të jesh në këtë renditje. Sylvinho tha se e njeh mentalitetin e skuadrave dhe tifozerive me të cilat do të ndeshet vendi ynë, duke shtuar se do të përballemi për të dhuruar sfida të bukura.

Pjesë nga intervista:

-A folët me Spalettin për shortin? 

-“Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre. Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur”.

– Armë plus që i njeh këto dy filozofi? 

E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë. Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur”.

Lexo edhe:

Hidhet shorti i ‘Euro 2024’, Shqipëria përballë skuadrave kampione

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit