Shqipëria në krizë për qepë/ Fermerët e Korçës i hodhën në kanal, qepa e importit shitet mbi 120 lekë

Shqipëria në krizë për qepë/ Fermerët e…

Në muajin nëntor të viti të shkuar, fermerët e Korçës u detyruan ta hedhin në kanal të gjithë prodhimin e qepës. Tregtarët nuk ua merrni as me çmim të ulët. Asokohe fermerët kërkuan ta shisnin të paktën me 35 lekë të reja, por askush nuk u interesua të blinte prodhimin e tyre.

Ministrja e Bujqësisë shkoi disa herë në Korçë, por jo për qepët apo mollët që po u kalbeshin fermerëve, por për “disa shpikje tekologjike në laboratorët e Korçës që do të sillnin inovacion në bujqësi”. Me pak fjalë shkoi sa për sy e faqe dhe nuk u ulë me fermerët të diskutohet për hallet e tyre dhe mbështetjen shtetërore.

Si rezultat i kësaj mospërfillje, sot Shqipëria është në krizë për qepë. çmimi i qepëve me cilësinë më të dobët, që shumica vjen nga importi, po tregtohet 120 lekë. Një çmimi gati dyfish në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Përveçse me çmim të lartë, në treg mungon qepa e kuqe që ka edhe cilësinë më të lartë.

Shqiptarët janë të detyruar të hanë prodhime importi, pasi mungesa e mbështetjes së fermerit vendas bën që qepa shqiptare të përfundojë në kanal, e ajo egjiptiane të përfundojnë në stendat e tregtarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit