Shqipëria në krye të listës për ndotjen e ajrit, qytetarët “kërcënohen” me vdekje

Shqipëria në krye të listës për ndotjen…

Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit. ekspozimi ndaj niveleve të larta të grimcave të imëta mund të dëmtojë zhvillimin kognitiv te fëmijët, duke çuar në probleme të shëndetit mendor dhe komplikime të sëmundjeve ekzistuese, duke përfshirë diabetin, thuhet në raportin për Cilësinë e Ajrit për vitin 2023, të përpiluar nga IQAir, një organizatë zvicerane e cila përpunon të dhënat e grumbulluara nga 30 mijë stacione të monitorimit në 134 vende të botës.

Ajri që thithim çdo ditë në vendin tonë po përkeqësohet nga viti në vit, sipas raportit. Shqipëria renditet i shtati në Europë për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit. Përqendrimi mesatar vjetor i PM2.5 është 16.7, duke tejkaluar trefishin e kufirit të vendosur nga OBSH. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit përkeqëson shumë shëndetin e qytetarëve shqiptarë, duke përfshirë disa sëmundje si astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive.

Ndotja që vjen nga gazrat e makinave të vjetra, por edhe ndërtimet e shumta dhe mungesa e pemëve, sidomos në Tiranë, ka sjellë që ndotja të jetë alarmante. Për ta mbukuar këtë gjë për qytetarët shqiptare, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka bërë të paaksesueshëm aplikacionin që merret me matjen e ajrit, IQAir. Edhe pse janë bërë një sërë denoncimesh për këtë gjë, Veliaj e ka kaluar në heshtje dhe nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi deri më sot, duke mos pyetur as për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit