"Shqipëria në orbitë"/ Rama: Satelitët do të lëshohen në Mars dhe Qershor!

“Shqipëria në orbitë”/ Rama: Satelitët do të…

Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, teksa tregon pamje të lëshimit të satelitëve në hapësirë. E ndërsa dëgjohet duke folur në anglisht me një person tjetër, Rama tregon se Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në orbitë në Mars dhe në Qershor të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Kryeministri Edi Rama: Super

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri

https://fb.watch/8LHhxlEO2k/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit