Shqipëria në qendër të vëmendjes nga media britanika

Shqipëria në qendër të vëmendjes nga media…

Gazeta britanike “Daily Express” e ka sugjeruar Shqipërinë si një nga tre vendet më interesante në Europë për ata që duan të bejnë pushimë të lira.
Gazetarja Ester Marshall ka shkruar një artikull ku thekson se moti është i mirë dhe cmimet ne qershor janë më të lira se në Korrik dhe Gusht.
Dhe përveç Kopenhagenit në Danimarkë dhe Tuluzës në Francë, “Daily Ekspres” rendit edhe kryeqytetin shqiptar Tiranën. Në shkrim thuhet se në atë kohë as biletat nuk janë të shtrenjta pasi variojnë nga 26 në 58 Paund.
“Shqipëria është destinacioni në mendjen e të gjithëve këtë vit dhe kryeqyteti i vendit është një nga ndalesat më emocionuese në Evropë”, citohet në shkrim duke u sugjeruar lexuesve të vizitojnë muzetë e qytetit për t’u njohur me historinë e vendit ose mund të çlodhen në sheshin Skënderbej.
“Nëse preferoni të vizitoni plazhin, Durrësi, një nga zonat turistike të vendit, është më pak se një orë me makinë nga Tirana”, thuhet ndër të tjera në shkrimin për Shqipërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit