Shqipëria në "top 10"/ Të parët në Europë dhe të dhjetët në botë për largimin e të rinjve nga vendi

Shqipëria në “top 10″/ Të parët në…

Shqipëria arrinë një tjetër rekord botëror negativ. Vendi ynë është bërë pjesë e listës me 10 shtetet që kanë nivelin më të lartë të “largimit të trurit” në botë. Pasi thyeu rekordin në Rajon dhe në Europë duke kryesuar në vendin e parë, tashmë Shqipëria është futur edhe në renditjen botërore.

Lajmi bëhet me dije në “Indeksin e Ikjes së Njerëzve dhe Largimit të Trurit” të kryer nga forumi “Ekonomoia Globale”. Sipas të dhënave për harkun e viteve 2007-2022, Shqipëria ka një indeks largimi në nivelin 8.3 nga 10 që është maksimumi, ndërkohë që mesatarja botërore është 5.21 ndërsa ajo europiane vetëm 3.66.

Shpopullimi i vendit po vijon me ritme të larta. Shumica e shqiptarëve udhëtojnë drejt vendeve perëndimore, apo rrezikojnë edhe të shkojnë drejt Anglisë me gomone. Në një shkrim të botuar së fundmi nga The Guardian, shqiptarët e larguar thonë se arsyeja lidhet me varfërinë që ka pushtuar vendin si dhe korrupsionin në institucionet kryesore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit