Shqipëria në vazon e dytë? Zbulohet skenari i mundshëm që na jep avantazhin në play off

Shqipëria në vazon e dytë? Zbulohet skenari…

Fitorja ndaj Andorrës nuk ishte thjesht një treshe pikësh, por një goditje e fortë në historinë e futbollit shqiptar. Kuqezinjtë e Sylvinhos u ngjitën zyrtarisht në elitë: Shqipëria është skuadra e parë europiane që siguron matematikisht vendin në play-off-in e Kupës së Botës 2026, duke blinduar pozicionin e dytë në Grupin K pa pritur fare sfidën e fundit.

Tani fokusi zhvendoset te marsi dhe te shorti vendimtar që do të hapë rrugën drejt Botërorit. Pyetja e madhe është: në cilën vazo do të qëndrojë Shqipëria? Vazoja e dytë është objektivi ideal, pasi garanton një ndeshje të parë play-off-i në “shtëpi”, përballë një rivali të vazos së tretë. Renditja e re e FIFA-s pritet të jetë vendimtare, ndërsa lëvizjet e kombëtareve në Europë – përfshirë ngjitjen e Islandës mbi Ukrainën – kanë përmbysur përkohësisht situatën.

Aktualisht, duke u bazuar në renditjen momentale, rivalët potencialë të Shqipërisë në play-off janë:

Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova.

Gjithçka mbetet ende e hapur deri në finalizimin e pikëve, por me konfigurimin aktual, kuqezinjtë do të nisnin marshimin e tyre në play-off përpara publikut shqiptar.

Vazot e mundshme të Play-off-it:

VAZO 1:
Itali, Turqi, Poloni, Hungari

VAZO 2:
Skoci, Çeki, Sllovaki, Shqipëri

VAZO 3:
Maqedoni e Veriut, Islandë, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4:
Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit