Shqipëria nën ujë, Rama zbulon fajtorin: Po bie shi më shumë se në kohën e Berishës!

Shqipëria nën ujë, Rama zbulon fajtorin: Po…

Shqipëria është nën ujë prej disa ditësh, ndërsa qeveria e drejtuar prej Edi Ramës shijon darkat e Nusretit në Dubai.

E Rama po mundohet të gjejë arsye e fajtorë që ta hedhë fajin kudo përveç se tek vetja dhe qeveria e tij.

Pasditen e sotme Rama arriti të bëj edhe të paimagjinueshmen.

Duke folur nga Lezha, Rama është shprehur se arsyeja e përmbytjeve në Shqipëri është se tani nën qeverisjen e tij po bie më shumë shi se sa kur ishte Sali Berisha në pushtet.

Një pohim sa i tmerrshëm aq edhe dëshpërues nga Edi Rama, të cilit skandalet dhe paaftësia e qeverisë së tij po bëhet publike çdo ditë e më shumë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit