Shqipëria pa asnjë linjë treni, por në 2022 shpenzoi 21 mln euro për hekurudhat

Shqipëria pa asnjë linjë treni, por në…

Edhe pse për të udhëtuar ditët e sotme nga Tirana drejt Durrësit me tren nuk ak asnjë linjë, transporti hekurudhor ka marrë gjatë vitit të shkuar të paktën 21 milionë euro.

Ditët e sotme hekurudhat në vendin tonë janë në gjendje të mjerushme, por Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka raportuar se keto shpenzime kanë shkuar për ndërhyrje në rrjetin dhe veprat ekzistuese.

Sipas të dhënave për produktin “Inspektime Hekurudhore të kryera” janë planifikuar 15,2 milionë lekë dhe janë realizuar 14.2 milionë lekë. Për produktin “Përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore” janë realizuar 49 milionë lekë për dy projektet: 1. Rikonstruksion i linjës hekurudhore Milot – Lezhë, realizuar në 3,545 mijë lekë ose 100%. 2. Riparim vepra arti, realizuar në 45,684 mijë lekë ose 99.5%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit