Shqipëria pa mësuesë, Ministria e Arsimit do të pranojë edhe ata pa shkollë mësuesie

Shqipëria pa mësuesë, Ministria e Arsimit do…

Shqipëria është në krizë për mësues dhe ky është një fakt. Dega e mësuesisë është një nga degët e shpallura prioritet kombëtar si dhe pati një ulje të mesatares për pranimin e studentëve. Së fundmi Ministria e Arsimit, duke parë që interesi ndaj kësaj dege është minimal, ka firmosur një urdhër të ri panimi.

Fëmijët e shqiptarëve do t’i edukojnë edhe ata të cilët nuk kanë mbaruar për mësuesi, por për një degë të ngjashme me lëndën mësimore që mund të ofrojnë. Të diplomuarit në një degë studimi si ekonomi, arte, gjuhësi apo përkthim do të kenë mundësi të ushtrojnë dhe profesionin e mësuesit.

“Profesionin e mësuesit mund ta ushtrojnë edhe të diplomuarit në fusha të ndryshme, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm pëdagogjik pranë universiteteve përkatëse” tha Kushi.

Prej vitesh në shkollat 9- vjeçare dhe të mesme të vendit, lëndë si ekonomi, informatikë, filozofi apo teknologji jepen nga mësues të profileve të tjera të cilëve iu mungon dhe formimi i nevojshëm pedagogjik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit