Shqipëria "pa" ujë dhe kanalizime dhe në 2026

Shqipëria “pa” ujë dhe kanalizime dhe në…

Shpesh në mediat e kapura nga qeveria kemi parë propagandimin e gjendjes spektakolare të rrjetit “Ujësjellës-Kanalizime” në vend. Shumë kronika televizive janë transmetuar për të treguar se si zona të caktuara kanë marrë zgjidhje përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe për kanalizimet. Por e vërteta është ndryshe!

Në të vërtetë në planin e qeverisë për vitin 2026, thuhet se reduktimi i humbjeve të ujit në rrjetin në nivel kombëtar do të shkojë në masën 57%. Kjo gjë vërteton se Shqipëria ka humbjet më të mëdha hidrike në Evropë.

Por kjo nuk mbyllet këtu! Shpesh dëgjojmë për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm, një ëndërr në sirtar e qytetarëve të Tiranës por dhe qyteteve të tjera të vendit, e cila dhe në vitin 2026 nuk do të bëhet realitet. Pas dy vitesh synohet që furnizimi me ujë të pijshëm të jetë mesatarisht 19 orë/ditë, nga 16 orë/ditë në vitin 2023. Kjo gjë hedh poshtë propagandën e kryebashkiakut Erjon Veliaj, dhe “sulltanit” Edi Rama, se vendi do të furnizohet me ujë 24 orë në ditë.

Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm nuk është vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale. Te këto të fundit madje më i theksuar, pasi fshatra të tërë që nuk kanë pikë uji nga rrjetet ujësjellës. Sot rreth 40% e fshatrave të vendit nuk kanë ujë të pijshëm. Në vitin 2023 me ujë të pijshëm u furnizuan 60% e fshatrave të vendit, ndërsa në vitin 2026 planifikohet që ky shërbim të jetë për 67% të fshatrave, duke lënë përsëri shumë zona në thatësirë. Jeta në këto fshatra është e destinuara të shuhet, ose mund të jenë shuar nga largimi i banorëve.

Kanalizimet janë një problem tjetër i zonave urbane, ku edhe pse ka më shumë se një dekadë në pushtet, kryeministri Rama nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj çështje. Aktualisht rreth 20% e zonave urbane nuk kanë shërbim kanalizimesh, ndërsa në ato rurale kanalizimet thuajse nuk egzistojnë pasi rreth 85% e tyre as nuk e njohin fare këtë shërbim.

Të zënë me planifikimin e tenderave për të vjedhur taksat e qytetarëve dhe jo për të punuar për ta, qeveria dhe kryetarët e bashkive e kanë shkëputur vëmendjen nga shërbimi i publik, dhe kanë filluar propagandimin masiv me qëllim që në zgjedhjet e vitit 2025 të sigurojnë dhe një mandat tjetër për të thelluar më shumë mëkatet e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit