Shqipëria po humb indetitetin, shtëpitë karakteristike në Gjirokastër po blihen nga të huajt

Shqipëria po humb indetitetin, shtëpitë karakteristike në…

Shtëpitë karakteristike Gjirokastrite janë kthyer në kryefjalë sa i takon tregut të pasurive të paluajtshme në qytetin muze. 

Një qytet shumëvjeçar i cili mbart karakteristika dhe vlera tepër të çmuara është në vëmendje të të huajve, pasi nga shqiptarët lihet pas dore. 

Valbona Bani, përfaqësuese e një prej agjencive imobilare është shprehur se interes i lartë po tregohet nga shtetasit e huaj sidomos ata italianë për të patur në pronësi një banesë karakteristike gjirokastrite. 

Sipas saj, një pengesë e madhe për shitjen e këtyre shtëpive mbetet bashkëpronësia e cila shpesh bëhet shkak i mosdakortësive. 

Duke mos u kujdesur dhe duke ja u shitur të huajve atë që na identifikon ne humbasim identitetin tonë. 

Qyteti I gurtë dhe shumë vende të tjera janë indetifikuese për në, duke qenë se mbarin vlera të veçanta.  

Qytetarët shqiptarë nuk mund të investojnë dot për shkak të çmimeve të larta që ato kanë, kështu mund të përballohen vetëm nga të huajt.  

Çmimet janë të rritura, sepse shtëpitë e gjirokastrite kërkojnë investime për t’i kaluar këto në bujtina dhe hoteleri. 

Në Gjirokastër sot një metër katror në zonën e sipërme të qytetit shkon mbi 1 mijë euro, ndërsa apartamentet e reja në pjesën e poshtme të qytetit variojnë nga 350-450 euro e ndare sipas zonave përkatëse. Ndërkohë mirëmbajtja e shtëpive karakteristike ka një kosto të lartë financiare për vete strukturën që kanë këto ndërtime. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit