
Shqipëria është ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa. Në këtë rezultat ka dalë Instituti i Statistikave në raportin e fundit të publikuar. Sipas INSTAT mosha mediane ose mosha mesatare e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç. Kjo do Të to thotë që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë.
Në krahasim me mesoren e Bashkimit Europian, Shqipëria vijon ende të renditet e gjashta mes vendeve më te reja. Por, pavarësisht kësaj në vitet e fundit, për shkaqe nga më të ndryshmet, ritmi i plakjes në Shqipëri po rritet dy herë më shpejtë se në vendet e tjera të Europës.
Edhe sipas Eurostat, mosha mesore është rritur me 2.5 vjet nga 41.9 vjet në 2012 për Bashkimin Europian, ndërsa për Shqipërinë me 5 vite, sa dyfishimi i BE-së.
“Në dekadën e fundit, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të moshës mediane nga të gjitha shtetet e tjera të Europës. I dyti pas nesh është Maqedonia e Veriut, që është plakur me 4.7 vite dhe Portugalia, me 4.7 vite”, thuhet në raport.
Kujtojmë se, më vitin 1994 në të dhënat e Eurostat gjysma e popullsisë në Shqipëri ishte nën 27.6 vjeç ndërsa për Bashkimin Europian (të atëhershëm) mosha mesore ishte 38.7 vjeç, me një diferencë prej 11.1 vitesh.