Shqipëria po zbrazet/ Raporti i INSTAT: Më pak shqiptarë se në 2019, rritet mosha mesatare

Shqipëria po zbrazet/ Raporti i INSTAT: Më…

Pandemia e ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve si jashtë dhe brenda vendit, por nuk ka mundur ta ndalë pavarësisht mbylljes së kufijve.

Sipas INSTAT Numri i emigrantëve gjatë vitit të shkuar ishte 45,6 % më pak krahasuar me vitin 2019, ndërsa lëvizjet brenda vendit kanë shënuar rënie me 65,5 % më pak.

Edhe këtë vit të dhënat zyrtare flasin për vazhdimin e tkurrjes së popullsisë, ku brenda territorit janë regjistruar rreth 30 mijë më pak banorë

Edhe plakja ose rritja e moshës mesatare nuk ka ndaluar, duke shkuar nga 37.6 vjeç në 37.2 vjeç që ishte.

Viti i fundit në Shqipëri ka shënuar edhe një ulje të numrit të foshnjave të lindura, dhe një rritje të vdekshmërisë.

Shifrat tregojnë se në vitin e fundit kanë ardhur në jetë 1.7% foshnje më pak se një vit më parë, ndërsa vdekshmëria është rritur më 25.8 për qind.

Kryeqyteti vijon të jetë qarku me numrin më të lartë të popullsisë, duke zënë rreth 32,2 % të totalit e ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri.

Kukësi dhe Gjirokastra kanë numrin më të ulët të banorëve me 2.6 dhe 2.1 për qind.

Në 1 janar 2021, raporti i varësisë së të rinjve u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit