Shqipëria pret Lituaninë për tu konfirmuar si ekipi me i mirë i grupit 4 Liga C

Shqipëria pret Lituaninë për tu konfirmuar si…

Kombëtarja jonë kuqezi do të luajë për herë të parë për këtë edicion të ‘Nations League’ sonte në stadiumin e ri kombëtar ‘AIR ALBANIA’.

Djemtë tanë në ndeshjen e dytë do përbàllen me kombëtaren Lituaneze. Shqipëria bën pjese në grupin 4, Liga C, se bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Fitorja me rezultatin e pastër 2-0 në Minsk duket se u ka dhënë moralin e duhur djemve të kombëtares. Kjo gjë ka rritur akoma dhe më shumë dëshirën për të marrë një tjetër fitore në këtë kompeticion pikërisht ndaj Lituanisë. Ndeshja është vlerësuar me seriozitet dhe është përgatiture vetëm për të marrë rezultat pozitiv, pra fitoren. Pritet që trajneri Reja të bëjë disa ndryshime për shkàk të gjendjes fizike të lojtarëve. Ai për ndeshjen ka deklaruar: Reja shpall listën, ka një risi në Kombëtare - Konica.al

“Lituania është një skuadër që i pëlqen të luajë futboll. Pasojnë mirë dhe janë të shpejtë. Por unë kam besim të skuadra ime pasi është në gjendje të mirë. Do të duhet të bëj disa ndryshime për këtë sfidë. Mund të kemi edhe debutime, por do të tregohem i kujdesshëm lidhur me zgjedhjet. E kemi kaluar euforinë e Bjellorusisë, na duhet fokus maksimal sepse kemi rrugë të gjatë përpara”, deklaroi ai.

Fitorja ndaj Bjellorusisë në transfertë dhe hùmbja e Lituanis nga Kazakistani ka bërë që Shqipëria të kuotohet si ekipi favorit jo vetëm në letër por edhe nga kompanitë e basteve

Për 2 kombëtaret që do lozin sonte në Tiranë, kompanitë ndërkombëtare të basteve e kanë vlerësuar ekipin tonë me koefiçent 1.4 për fitoren ndërsa bjellorusët me koefiçent 11 . Barazimi vlerësohet me 4.5 koeficientin.

Ndeshja do zhvillohet sonte në orën 20:45 dhe të gjithë shpresojmë në fitoren e Shqipërise ku do kishte 6 pikë dhe do ishte komode në vendin e parë të grupit. Të shpresojmë që ky do jetë kompeticioni jonë me mire dhe ëndrra është kualifikimin në Katar 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit