Shqipëria s’e ndal dot, Anglia mposht 2-0 kuqezinjtë dhe merr kryesimin e Grupit I

Shqipëria s’e ndal dot, Anglia mposht 2-0…

Ka përfunduar gjithçka mes Shqipërisë dhe Anglisë në “Air Albania”. Kombëtarja kuqezi u mposht me rezultatin 2-0. Fillimisht ishte Harry Kane i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të. Më pas në pjesën e dytë rezultati u dyfishua nga Mount në minutën e 63-të. Rasti i vetëm për kuqezinjtë ishte në minutën e 13-të, ku Uzuni mund të kishte kaluar ekipin tonë në epërsi, por gaboi në gjuajtje. Me fitoren e sotme Anglia merr kryesimin e Grupit I me 6 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet në kuotën e 3 pikëve pas dy takimesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit