Shqipëria sërish në Arbitrazh/ Koncesionari i Portit të Durrësit: Shteti shqiptar ka shkelur marrëveshjen

Shqipëria sërish në Arbitrazh/ Koncesionari i Portit…

Nuk po ndalen paditë kundër shtetit shqiptar. Mësohet se më datë 7 prill kompania gjermane “EMS Shipping&Trading”, e cila është koncesionare në Portin e Durrësit ka regjistruar një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICSID, (Uashington)  ndaj vendit tonë.  Kjo firmë pretendon se është shkelur marrëveshja koncesionare për administrimin e Portit të Durrësit nga ana e shtetit shqiptar.  “EMS Shipping&Trading” ankohet për ndërtimin e Portit të Ri, pasi cenohet aktiviteti i tyre aktual. 

Kujtojmë se, kompania gjermane EMS Shipping &Trading ka marrë në administrimin Terminalin Lindor në Portin e Durrësit që prej vitit 2013. Kontrata koncesionare me shtetin shqiptar është 35 vite. Fitimi i kompanisë llogaritej në vitin 2021 në 1.3 milionë euro.

Ndërkohë, teksa qeveria jonë shprehet se nuk do t’i paguaj 110 milionë euro për biznesmenin Francesco Becchetti, shteti do të përballet me një tjetër gjyq që rrezikon të kaq shifra po kaq të larta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit