Shqipëria shpall ‘non-grata’ iranianin, spiunonte muxhahedinët në Manzë

Shqipëria shpall ‘non-grata’ iranianin, spiunonte muxhahedinët në…

Një iranian i dyshuar për agjenturë kundër muxhahedinëve në Shqipëri, është shpallur ‘non-grata’ nga Shqipëria.

Personi në fjalë quhet Danial Kassrae, me kombësi iraniane, dhe shtetësi italiane.

29-vjeçari dyshohet se është agjent me veprimtari spiunazhi i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.

Ai klasifikohet person me rrezik të lartë, dhe cënon sigurinë publike.

Sipas urdhrit të firmosur, atij do t’i ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.

29-vjeçari Danial Kassrae është shfaqur shpesh herë në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Për llogari të shtetit të Iranit, Kassrae ka tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK apo anëtarë aktual të kësaj organizate.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit