Shqipëria shpenzoi më pak se gjithë vendet e BE-së për arsimin

Shqipëria shpenzoi më pak se gjithë vendet…

Gjatë vitit 2022, buxheti i shtetit arkëtoi më shumë të ardhura nga taksimi i qytetarëve, por këto të ardhura duket se nuk janë investuar aty ku duhet për të sjellë produktivitet.

Kur themi nuk janë investuar aty ku duhet, fjala është për sektorët me prioritet të vendit. Një ndër këta sektorë është dhe arsimi. Shpenzimet e qeverisë për arsimin gjatë vitit 2022 shënuan një ulje të konsiderueshme.

Nga të dhënat e INSTAT, rezulton se shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin 62.9 miliardë lekë, ose thënë në përqindje 2.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në krahasim me një vit më parë, pra në vitin 2021 financimi i këtij sektori ka qenë të paktën 0.2 pikë përqindje më shumë, ose ndryshme 3.1% e PBB.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës, financimi që qeveria i ka bërë sektorit të arsimit në Shqipëri është më i ulëti. Financimi i këtij sektori është një komponent shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, pasi në institucionet arsimore përgatiten ekspertët e ardhshëm të fushave të ndryshme.

Por financimi për arsimin ka qenë i ulët edhe vite më parë, pasi gjatë tre dekadave tranzicion, rezulton që për këtë sektor të jenë investuar vetëm 3% e PBB.

Kjo neglizhencë ka ndikuar dhe në uljen e rezultateve mësimore në arsimin parauniversitar, të cilat vitet e fundit kanë pësuar rënie të ndjeshme. Nëse kujtojmë rezultatet e testimit të PISA 2022 për aftësinë e 15-vjeçarëve në vende të ndryshme për lëndët matekatikë, dhe lexim, të rinjtë tanë kishin rezultatet me të ulëta.

Në matematikë, vendi ynë mori vlerësimin me 368 pikë nga 472 të mundshme, ku krahasuar me të njëjtin testim të vitit 2018 rënia ishte 69 pikë.

Edhe aftësia e leximit nga nxënësit 15-vjeçarë pësoi një rënie me 47 pikë në vitin 2022 krahasuar me vitin 2018. Shqipëria u vlerësua me 358 pikë nga 467 të mundshme.

Rezultatet e testimit PISA 2022 ishin edhe më të ulëta se ato të vitit 2008.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit