Shqipëria starton sot ëndrrën! Kuqezinjtë përballë Bjellorusisë

Shqipëria starton sot ëndrrën! Kuqezinjtë përballë Bjellorusisë

Shqiperia sërish në fushë, këtë herë me objektiv të qartë, “kualifikimin”.

Kombëtarja kuqezi e rinis nga Minsku edicionin e dytë të Nations League, kompeticion që lehtëson rrugën për të realizuar ëndrrën e madhe, atë të kualifikimit në botërorin “Katar 2022”.

Trajneri ynë Edy Reja, 74-vjeçari që me eksperiencën, vendosmërinë dhe rezultatet e tij u konfirmuar si trajneri i duhur për të përsëritur suksesin e De Biasit. I emëruar në një moment emergjènce, pas dèshtìmit total të Panuccit nuk mund t’i ndryshonte gjërat me shkop magjìk, por diçka filloi të ndryshojë për mirë tek Kombëtarja jonë. Me të Shqipëria u kthýe në një skuadër që prodhon lojë e shënon gola.

Objektivi është i qartë, vendi i parë në Grupin 4 të Ligës C, ku Shqipërisë i duhet të mpòshtë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, kundèrshtarë që konsiderohen të kalueshëm në letër.

Trajnerit, të cilit i është dashur të përbàllojë vështìrësi për shkàk të pandemisë së Koronavìrusit.

Ai i qëndron besnik strategjisë së rinovimit së kombëtares me lojtarë të rinj si Laçi, Çekiçi, Çepele dhe Broja (u pèngua nga një dèmtim) të grumbulluar për herë të parë, por sigurisht duke u bazuar fort edhe tek përvoja e emrave “të vjetër”.

Një problem më vete janë dhe mungesat e shumta. Pas Brojës, Lenjanit, Kumbullës e Kamberit, të padisponueshëm edhe Memolla, Ramadani dhe Ismajli, që e vèshtirsojnë akoma dhe më shumë marrjen e maksimumit në ndeshje ndaj Bjollorusisë. Edhe pse nuk është më Bjellorusia e Hlebit dhe Kutuzovit, mungojnë emrat e rëndësishëm nuk duhet harruar që futbolli në Bjellorusi nuk u ndèrprè nga pandemia për asnjë moment dhe skuadrat e këtij vendi prej kohësh janë në aktivitet.

Rruga drejt ëndrrës së madhe për të marrë pjesë për herë të parë në një kupë bote nis nga Minsku.

Shqipëria shpreson në marrjen e një rezultati pozitiv dhe nisjen me këmbë të mbarë të kompeticionit , finalizimin e tij me sukses dhe realizimin e ëndrrës shum e shumë të prìtur nga Shqiptarët, marrjen pjesë për herë të parë në Kupën e Botës.

Në Bjellorusi luan aktualisht një futbollist që ka luajtur në kampionatit shqiptar, shumë i suksesshëm si Elis Bakaj i cili ka bërë paraqìtje të mira dhe këtë gjë shpresojmë që ta bëjë dhe kombëtarja jonë dhe të kthehet me rezultat pozitiv nga Minsku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit