Shqipëria thyen embargon me Rusinë? Në marketet ruse po tregtohen pije "Made in Albania"

Shqipëria thyen embargon me Rusinë? Në marketet…

Shqipëria ka deklaruar se me Rusinë nuk e lidhë më asgjë, asnjë shkëmbim tregtar, asnjë shkëmbim diplomatik dhe është distancuar nga çdo marrëdhënie me qeverinë Putin. Sapo nisi lufta në Ukrainë, kryeministri Edi Rama rrahu gjoksin se Shqipëria nuk do ta ndihmojë Rusinë me asgjë.

Mirëpo së fundmi, rusët po shijojnë në marketet e tyre një pije që në etiketën e saj ka të shkruar “Prodhuar në Shqipëri”, e shkruar në shqip dhe ka të stampuar flamurin shqiptar. Për më tepër pija ka edhe përkthim në rusisht, çka tregon se prodhimi dhe dërgesa drejt Rusisë ka qenë e planifikuar.

Pija po ashtu ka mbishkrime shqip “Shije origjinale” dhe “Më riciklo” dhe po shitet në Rusi për 1.7 eruo. Duket se çmimi i lartë vjen si pasojë e mungesës në treg si dhe rritjes së kostos për shkak të mënyrave ilegale të transportimit.

Vetë kompania mëmë e kësaj pije me bazë në SHBA ka deklaruar në gusht të vitit të kaluar se ka ndaluar të gjithë prodhimin dhe shitjen e markave të saj në Rusi. Kjo nuk i ka penguar rusët t’i shtrijnë dorën Shqipërisë, për të shijuar prodhimet që u janë ndaluar përshkak të konfliktit me Ukrainën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit