Shqipëria transit për të huajt, mijëra indianë e pakistanezë kanë hyrë në vend muajt e fundit

Shqipëria transit për të huajt, mijëra indianë…

Majram Gutpitzing është indian. Së bashku me shumë bashkëkombës të tij do të qëndrojë dy javë në Shqipëri.

Destinacioni final është Italia, por për udhëtarët nga India mund të arrihet vetëm duke qëndruar transit 2 javë në vende të tjera.

“Përndryshe nuk mund të shkoj dot atje. Për shkak të virusit Delta, ky rregull vlen për tre vende: Bangladesh, Sri Lanka dhe Indi”, thotë një shtetas indian.

Që kur shteti shqiptar hoqi vizat përkohësisht nga prilli deri në fund të vitit me Arabinë Saudite, Bahreinin, Egjiptin, Katarin, Omanin, Rusinë, Tailandën dhe Indinë, mijëra indianë janë shfaqur nëpër Tiranë. Policia e shtetit thotë për Euronews Albania se deri në javën e fundit të gushtit në territorin shqiptar kanë hyrë 2 477 shtetas nga ky vend dhe janë larguar 1930.

Nuk janë vetëm indianët që e përdorin Shqipërinë si vend transit drejt shteteve ku e kanë të pamundur të futen për shkak të masave anti-COVID.

Po ashtu, nuk është vetëm Italia destinacioni europian që arrihet më lehtë nga Shqipëria.

Të dhënat e sistemit Tims për hyrje-daljet tregojnë se dhe pakistanezët e kanë shfrytëzuar këtë mundësi

Në Rinas prej ditësh priten avionët me emigrantet nga Afganistani, por gjatë 2021-shit kanë hyrë në Shqipëri 48 shtetas nga ky vend për t’i paraprirë situatës së krijuar nga marrja e pushtetit nga talebanët.

Sipas të dhënave të policisë së shtetit, aktualisht po qëndrojnë në Shqipëri 15 afganë. Ashtu si pakistanezët, ata mund të futen në vendin tonë vetëm me vizë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit