Shqipëria trimfon 3-0 ndaj Lihtenshtejnit

Shqipëria trimfon 3-0 ndaj Lihtenshtejnit

Shqipëria bindi në miqësoren e parë në prag të Europianit. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Lihtenshtejnit. Golat e Brojës, Asanit dhe Muçit, i dhanë suksesin skuadrës së Silvinjos.

Ndeshja nisi me Shqipërinë më kërkuese dhe me presing të lartë. Mundësia e parë e mirë ishte për Gjasulën në minutën e 7-të, por mesfushori shpërdoroi një penallti në lëvizje.

Rast të artë kishte edhe Bajrami në minutën e 22-të, por gjuajtja nga goditja e dënimit, u ndal nga muri mbrojtës.

Pas tentativave të pasuksesshme, në minutën e 31-të, Armando Broja, zhbllokoi rezultatin, duke shënuar pas një asisti të marrë nga Bajrami.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me gol. Jasir Asani, realizoi një perlë nga goditja e dënimit, për të dyfishuar shifrat.

Në minutën e 67-të, Muçi vulosi takimin, duke shënuar të tretin.

Silvinjo me siguri ka marrë përgjigje pozitive nga ekipi. Shqipëria do të luajë miqësoren e dytë pas katër ditësh ndaj Azerbajxhanit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit