Shqipëria thîth turistë edhe në kohë pàndémie/ Pëlqejnë plazhet, por edhe Tiranën

Shqipëria thîth turistë edhe në kohë pàndémie/…

Viktoria ka ardhur  bashkë  me shokun e saj për të kaluar pushimet verore në Shqipëri.  Për turistët nga Maqedonia  e Veriut është hera e parë që vizitojnë vendin tonë dhe nuk hezitojnë të tregojnë atë që i ka bërë më shumë përshtypje tek ne.

Viktoria, turistja nga Maqedonia e Veriut: Mikepritja. Ne cdo vend ku kemi ndalur per te pyetur, per te marre informacion njerezit jane shume te sjellesh edhe ushqimi eshte shume I mire. Kemi ardhur para 5 ditesh, kemi qene ne Durres. Kemi kaluar 5 dite te mrekullueshme ketu dhe jam shume e kenaqem me mikpritjen shqiptare, qyteti eshte shume i bukur. Kam ardhur ketu per here te pare dhe kam kaluar shume momente te bukura ketu. 

Ana  ka mbërritur në Tiranë me rekomandim  të miqve të saj polak dhe është entuziaste për udhëtimin e saj dyjavor.

Ana, turistja nga Polonia: Mendoj që më pelqen shume klima, ka plot diell edhe njerezit jane shume te mire dhe shume  te lumtur. Kur po udhetoja me avion dhe  shihja Shqiperin e nga ajri pyesja vehten se pse njerezit zgjedhin  Kroacine dhe jo Shqiperine. Une jam nga Polonia dhe kam ardhur ne Shqiperi sepse shume nga miqte e mi kane qënë ketu  me pare dhe e kane pelqyen vertet shume kete vend. Plani eshte që te eksploroj  gjithe Shqipërine.

Për shkak të kǒrǒnavîrusit numri i turistëve të huaj ka pësuar rënie, ndërsa konstatojmë se me shumë në këto kohë pàndemie kanë zgjedhur të udhëtojnë të rinjte e huaj, të cilët preferojnë të mos qëndrojne në grupe apo të shoqëruar nga guida.

Viktoria, turistja nga Maqedonia e Veriut: Po jam e frikesuar nga kǒrǒnavîrusi por ketu asnje nuk vendos maskén. E kemi marre maskén me vehte, e kam ne cante por kur u futem ne nje qendrim tregtare  e vendosen por  asnje njeri nuk vendos maske jashta  ne rruge. Ne Maqedoni te gjithe vendosin masken edhe jashte edhe kur ecim.

Ana, turistja nga Polonia: Jam e frikesuar nga kǒrǒnavîrusi por kur jam ne ajer te paster jam mire. Sigurisht kur une jam ne ndertese apo dhe ne restaurant une vendos masken.

Të dhënat e INSTAT  për tremujorin e parë dhe të dytë 2020, flasin për goditjen e turizmit për shkak të pàndemisë cǒvid-19. Referuar shifrave në periudhën janar-qershor numri i vizitorëve është ulur me 75,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë  te vitit 2019

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit