"Shqipëria vend me rrisk"/ Investitorët e huaj nuk afrohen për të investuar me biznese

“Shqipëria vend me rrisk”/ Investitorët e huaj…

Në Shqipëri duan të investojnë vetëm investitorët strategjikë, por jo investitorët e huaj. Vendi ynë renditet ndër shtetet më pak tërheqës në rajon, sa i takon interesit nga investitorët për të ngritur biznese. Në “Indeksin Global të Mundësive 2023”, Shqipëria renditet në vendin e 67, me një shkallë përkeqësimi në raport me një vit më parë kur ishte në vendin e 66.

Investitorët tërhiqen më së shumti nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, sa u përket vendeve të rajonit. Investitorët e huaj nuk shohin garanci dhe lehtësime për të shtrirë bizneset dhe investimet e tyre edhe në Shqipëri.

Si problematika kryesore të renditura edhe më herët, lidhen me korrupsionin në Shqipëri, ku në burime jo zyrtare disa investitorë janë tërhequr përshkak të pagesave që duhet të bënin nëndorë. Një arsye tjetër lidhet njohjen e pronave, ku shumë toka në jug të preferuara për resorte, nuk kanë dokumentacionin e rregulltë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit