
Me sa duket vendi jonë dallohet në Europë për çmimin më të lirë të hoteleve në krahasim me vendet e tjera europiane.
Bazuar në një hartë të “LoverofGeography” Shqipëria dallohet për çmimin e lirë kryesisht të hoteleve, Greqia fqinje për ushqimet e detit, Italia për makina të dorës së dytë, Bosnje Hercegovina për cmimet e ulëta të qirave, Hungaria për jetën e natës dhe Rumania për perime.

Çmimet e hoteleve që konsiderohen të ulëta në vendin tonë për europianët, për standardin e jetesës së shqiptarëve mund të themi se nuk janë edhe aq të ulëta.
Sidomos në sezonin e verës ku bizneset i ngrejnë çmimet në qiell për të fituar nga ato muaj, pasi nuk subvencionohen nga shteti për muajt që rrinë pushim, siç ndodh në vendet europiane.