Shqipëria vendi me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Shqipëria vendi me numrin më të lartë…

Për rregullimin e çatisë, lidhjen e dritave, ndërtimin e gardhit apo për nëj cigare hashash, në Shqipëri të rrasin në burg për muaj me radhë. Vendi ynë renditet ndër shtetet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsisë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, për vitin 2021, Shqipëria kishte 202 të burgosur për 100 mijë banorë, e dyta në rajon pas Malit të Zi (214.7).

Nivelin më të ulët e ka Serbia me 166 të burgosur për 100 mijë banorë. Të dhënat për Maqedoninë e Veriut janë të vitit 2017, kur treguesi ishte 122, ndërsa Kosova në vitin 2020 kishte 143 persona të mbyllur brenda për 100 mijë banorë. Në Shqipëri, rekordi u arrit në 2018-n, tregojnë të dhënat e Eurostat, me 217.3 të burgosur për 100 mijë banorë.

Politikanët në Shqipëri ndërtuan dhe votuan një kod penal ku për hiç gjë qytetarët futeshin në burg apo ndiqeshin penalisht. I lartë është edhe numri i të paraburgosurve, të cilë presin brenda qelive vendimin për pafajësinë etyre, në vend që ta prisnin në shtëpi.

Në Europë, rekordin e mban Turqia, që ka në burgje 323 persona për 100 mijë banorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit