Shqipëria, vendi me rritjen më të ulët ekonomike në rajon për vitin 2023

Shqipëria, vendi me rritjen më të ulët…

Sipas Bankës Botërore, në dy vitet e ardhshme kriza e çmimeve do të reflektohet më shumë në ekonominë shqiptare. Vitin që vjen rritja ekonomike është projektuar me një ulje prej 1.2%, ndërsa për këtë vit është i pandryshuar, thuhet në raportin e fundit.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është një ndër vendet që do të ketë nivelin më të ulët të rritjes ekonomike. 2.3% është përllogaritur rritja ekonomike për vitin 2023 për vendin tonë, e renditur pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Për vitin 2023 rritja ekonomike do të jetë vetëm 2.3% duke u renditur pas Maqedonisë së Veriut.

BB ka sugjeruar që qeveritë të ndërhyjnë me politika mbsështetjeje për të garantuar një minimum të të ardhurave, për të mbrojtur individët dhe familjet nga goditjet me efekte negative.

Rritja ekonomike në Rajon për 2023

Shqipëria 2.3 %

Maqedonia e Veriut 2.7%

Serbia 2.7%

Mali i Zi 3.4%

Kosova 3.7%

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit