Shqipëria votoi! BE: PS keqpërdori shtetin për zgjedhjet

Shqipëria votoi! BE: PS keqpërdori shtetin për…

Të Dielën, populli shqiptar ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar për përfaqësuesit e rinj të Parlamentit për 4 vitet e ardhshme. Por këto zgjedhje nuk mund të kalojnë u komentuar edhe nga përfaqësuesit e BE, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi. Në një deklaratë të përbashkët, thuhet se zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Sipas konkluzioneve paraprake të misionit të vëzhgimit të OSBE / ODIHR zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte gjithëpërfshirëse. Por një rëndësi të veçantë i kushtohet edhe faktit se kanë raportuar shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve ose funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Pjesë nga deklatata e përbashkët:

Zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Sipas konkluzioneve paraprake të misionit të vëzhgimit të OSBE / ODIHR zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte gjithëpërfshirëse. Palët e interesuara kishin besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe një Komision Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbikëqyri procesin zgjedhor në mënyrë transparente. Vëzhguesit kanë raportuar shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve ose funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit