Shqipëria "vrapon" drejt plakjes , e katërta në Europë për normën e ulët të lindshmërisë

Shqipëria “vrapon” drejt plakjes , e katërta…

Shqipëria ka nisur një vrapim të shpejt drejt plakjes së popullësisë. Largimi i të rinjve nga vendi dhe rënia e lindshmërisë, janë dy arsyet kryesore se përse në Shqipëri po mbetet më shumë mosha e tretë. E në këto kushte vendi ynë paraqitet statistikisht keq edhe krahasuar me vendet e europiane.

Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria zë vendin e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë për numrin e pakët të lindjeve. Mesatarisht një grua lind në Shqipëri 1.31 fëmijë, ose thënë ndryshe, në 10 çifte, lindin vetëm 13 fëmijë.

Sipas Eurostat normat më të larta të lindshmërisë në Europë i ka Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia me 1.83 fëmijë për grua, Islanda me 1.82 fëmijë për grua, Rumania me 1.81 fëmijë për grua.

Krahasuar me Rajonin, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka sërish nivelin më të ulët të fertilitetit. Sipas të dhënave nga INSTAT një grua në vitet 1970 lindte mesatarisht mbi 5 fëmijë, në vitin 2001 lindte 2 fëmijë dhe në vitin 2021 kemi nivelin më të ulët në 1.3 fëmijë për grua.

Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme për shkak se tashmë lindshmëria është shumë poshtë normës së zëvendësimit dhe gratë nuk arrijnë të zëvendësojnë vetveten. . Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit