Shqipëria vuan mungesën e peshkatarëve, plotëson boshllëqet me egjiptianë

Shqipëria vuan mungesën e peshkatarëve, plotëson boshllëqet…

Migrimi i brendshëm ka boshatisur shumë fshatra të vendit, por nga kjo kanë përfituar disa zona urbane për të ‘kamufluar’ largimin e madh të banorëve të tyre.

Një ndër këto qytete është dhe Durrësi, i cili ka pasur një numër të konsiderueshëm në rritje të banorëve të tij, pavarësisht se shumë të rinj të qytetit bregdetar janë larguar në drejtim të Italisë ose Anglisë. Një nga sektorët kryesorë të ekonomisë në Durrës është peshkimi, që duhet thënë se vitet e fundit ka hasur në vështirësi për të siguruar fuqinë punëtore.

Largimi i të rinjve vendas duket se ka bërë vend për emigrantët e huaj që kanë ardhur në vendin tonë për punë. Më shumë se 300 punonjës nga Egjipti kanë gjetur një vend pune në sektorin e peshkimit në Shqipëri jo vetëm në Durrës, por dhe në Shëngjin e Vlorë.

Mungesa e fuqisë punëtore ua ka vështirësuar mbijetesën bizneseve të këtij sektori, të cilët në të shumtën e rasteve rrezikojnë falimentin nëse nuk gjejnë punëtorë të huaj!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit