'Shqipërinë e lëmë siç është...', biseda historike Thatcher- Reagan e '89-s

‘Shqipërinë e lëmë siç është…’, biseda historike…

Edhe sot Shqipëria nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga vitet e shkuara, me gjtihë se kanë kaluar 30 vite nga rënia e komunizmit ‘de jure’. Madje janë të shumtë ata që thonë se na qeveris e njejta kastë polit-byroje, por e kamufluar dhe e ndarë në disa parti me disa flamurë.

Këtu nuk futen nostalgjikët e rregjimit të vjetër, apo ata që pesimizmi dhe trishtimi për moszhvillimin e vendit, apo demokracia false, i shtyn të mendojnë se “ishim më mirë, atëherë kur ishim më keq”. Por duket se e gjitha kjo e ka një zanafillë dhe si për ironi, edhe një të vërtetë shumë të madhe, që mesa duket është vendosur diku larg dhe nga disa shumë të fuqishëm…

11 vjet kryeministre, po aq kryetare e Partisë Konservatore dhe gruaja e parë shefe e qeverisë në histori. Të gjitha këto për Britaninë e Madhe përkufizojnë vetëm një emër: Margaret Thatcher. Më 11 qershor të vitit 1987, pra 33 vjet më parë, ajo fitoi mandatin e tretë si kryeministre dhe përfaqësuese e Konservatorëve duke shënuar një triumf të jashtëzakonshëm mbi Laburisitët dhe përforcoi edhe më shumë përcaktimin “Gruaja e hekurt”.

Ndonëse e largët në kohë, politika e jashtme e Margaret Thatcher ka lidhje edhe me një ngjarje të rëndësishme me Shqipërinë para dhe gjatë rrëzimit të murit të Berlinit më 3 tetor 1989. Kjo shënoi ngjarjen më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Botë duke vulosur rrëzimin e komunizmit në të gjithë Lindjen.

Por ishte një shtet i vogël buzë Adriatikut që dukej sikur nuk kishte lidhje as me Perëndimin e as me Lindjen. Diktatori Enver Hoxha kishte vdekur por pasardhësi i tij Ramiz Alia kishte nxjerrë tezën e vazhdimësisë dhe se Shqipëria nuk pyeste për askënd. Në atë kohë president i SHBA ishte Ronald Regan (1981-1989) dhe kryeministre e Britanisë ishte Margaret Thatcher.

Kishte shumë kontakte dhe biseda mes tyre aq sa biografi i të dyve, Geoffrey Smith, e për kufizon këtë marrëdhënie si më të ngushtën ideologjikisht dhe më e ngrohtë personalisht, se sa çdo marrëdhënie mes çdo kryeministri tjetër britanik dhe çdo presidenti tjetër amerikan. Në një prej bisedave që kryeministrja e Britanisë pati me presidentin Ronald Regana përpara rrëzimit të murit të Berlinit u përmend edhe Shqipëria.

Regan pyet zonjën Thatcher se çdo të bënim me vendin e vogël në Ballkan me emrin Shqipëri. Përgjigja e Thatcher ishte unikale: Do ta lëmë siç është që ti tregojmë botës se ku të çon komunizmi. Ishte një frazë e idhët, e rëndë, plot ironi dhe dhimbje për një popull dhe një vend që e kishte vuajtur më shumë regjimin komunist.

Por falë Zotit fraza e Thatcher rezultoi më shumë një sarkazëm alla Thatcher se sa e vërtetë. Pikërisht pas rrëzimit të murit të Berlinit, Britania dhe veçanërisht SHBA u angazhuan për të nxitur dhe ndihmuar rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, një gjë që fatmirësisht ndodhi. Megjithatë fraza e dalë nga goja e Thatcher ishte dhe mbetet monumentale.

Ndër takimet e para në atë kohë, të përfaqësuesve të opozitës së sapo lindur shqiptare, ka qenë edhe ai me Thatcher. Më shumë se njëherë, Sali Berisha, është shprehur se, takimi më mbresëlënës në karrierën e tij si politikan ka qenë dhe mbetet ai me kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher./Burimi: ‘Fjala.al’/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit