Shqipërisë nuk i ndahet ‘i nxehti afrikan’, çfarë parashikohet për këtë fundjavë

Shqipërisë nuk i ndahet ‘i nxehti afrikan’,…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se edhe ditën e sotme dhe ditët e para të muajit Gusht, i nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë prej më shumë se 2 javësh, do të vazhdojë.

Edhe dita e sotme (31 korrik) do të karakterizohet nga temperatura të larta që shkojnë mbi 40 gradë dhe me mot të kthjellët.

“Vendi vijon të mbetet në ndikim të motit të nxehtë. Gjatë dy ditëve të fundit të muajit sërisht do të ketë mot të kthjellët. Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët.

Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë. Kjo valë nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të Gushtit”, shkruhet në njoftimin e fundit të SHMU.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit