Shqipëtarëve, njësoj si disa vende të Europës, u pëlqen të hanë mëngjes të kripur

Shqipëtarëve, njësoj si disa vende të Europës,…

Shqipëtarëve u pëlqen më së shumti mëngjesi i kripur, ashtu si një pjesë e madhe e qytetarëve të Europës si Greqia, Qipro, Maqedonia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania, Moldavia, Serbia dhe Turqia.

Kryesit në mëngjes shqiptarët konsumojnë  vezë të skuqur, të zierë apo omëletë, shoqëruar me një gotë qumësht, dhe si gjithmonë një kafe. Kohët e fundit në vendin tonë janë ndërfutur edhe kultura të huaja duke bërë që disa shqiptarë për mëngjes të hanë një tost apo briosh.

Por sërish mëngjesi tipik shqiptar mbetet trahanaja, sidomos në ditët e ftohta të dimrit. Po ashtu edhe gjalpi dhe reçelrat, petulla me djathë, si dhe byrekë të ndryshëm me gjizë ose spinaq, mbeten disa nga ushqimet më të konsumuara në mëngjes.

Sikurse e thamë në ngjrënien e mëngjeseve ngjasojmë edhe me Greqinë e Qipron, ku këtu njerëzit priren të hanë një përzierje të ushqimeve të ëmbla dhe të kripura. Përveç një mëngjesi me kos grek dhe mjaltë me bukë, një zgjedhje e zakonshme e mëngjesit është edhe byreku me spinaq, apo e mbushur edhe me përzierje djathi-vezë. Si alternativë është gjithashtu të hahet djathi feta, ullinj të zinj, kastravec dhe domate.

Ndërsa në Italinë fqinje mbizotërojnë ushqimet e ëmbla për mëngjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit