Shqiponja ‘i uron’ jetë të lumtur çiftit

Shqiponja ‘i uron’ jetë të lumtur çiftit

Një video tepër e veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një çift, që sot po përjeton një nga ditët më të bukura të jetës, është përballur me një moment që me siguri do ta kujtojë gjatë.

Teksa udhëtonin në rrugën e tyre pasi kishin marrë nusen, mbi malet përpara tyre është shfaqur një shqiponjë, e cila fluturonte lart në qiell. Një pamje që për çiftin është dukur si një urim i veçantë për rrugëtimin e tyre të ri së bashku.

Dhe çfarë simboli më të bukur mund të kishte për një çift shqiptar në ditën e dasmës sesa shqiponja, simboli ynë kombëtar, që fluturon mbi ta pikërisht në këtë ditë të rëndësishme?

Një moment i vogël, por me një domethënie të madhe. Urojmë që kjo shqiponjë t’u sjellë fat, dashuri dhe një jetë të gjatë e të lumtur së bashku!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit