Shqiptarët, 5 vite më të plakur në 10 vitet e fundit

Shqiptarët, 5 vite më të plakur në…

Në dhjetë vite, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vite më të plakur, sa i takon moshës mediane. Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë.

Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012 ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat. Mosha mediane ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, në fund të 2021-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën moshën 37.6 vjeç dhe gjysma tjetër mbi këtë moshë.

Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031, thonë projeksionet e INSTAT.

Pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë shkon në 50.1 vjeç në 2050 dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, referuar projeksioneve të OKB-së.

Shqipëria po plaket me shpejtësi për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të lartë të moshave të reja.

Shqiptarët, 5 vite më të plakur në 10 vitet e fundit. Mosha mediane arrin 38.2 vjeç

Mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave.

Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit