Shqiptarët bëhen bashkë për Bajram! Berisha “thyen’’ Ramën, Elvis Naçi i pari në rrjetet sociale!

Shqiptarët bëhen bashkë për Bajram! Berisha “thyen’’…

Elvis Naçi ka “triumfuar” sërish duke i ” mundur” me numra gjithë liderët e politikës shqiptare.

Drejtuesi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka bashkuar më shumë se kurrë në këtë Fitër

Bajram shqiptarët kudo që ndodhen me urimin që postuar në rrjetet sociale duke arritur rekord pëlqimesh komentesh e shpërndarjesh.

Elvis Naçi ka thyer çdo rekord të mundshëm me 129 mijë like në rrjetet sociale. Fotoja ku duket familja e tij rreth tryezës është pëlqyer dhe ka marrë qindra urime edhe nga yje të muzikës dhe futbollit shqiptar.

Nga personazhet e politikës, ndoshta prisnit që numrin më të madh të like-ve ta kishte kryeministri Rama nisur dhe nga numri i madh i ndjekësve por jo. Fotoja e ish-kryeministrit Berisha ka marrë mbi 50 mijë like ndërsa Rama 30 mijë like. Edhe Albin Kurti nga Kosova ka sfiduar Ramën duke marrë 44 mijë like. Ndërsa kryedemokrati Basha ‘ka mundur’ Presidentin e Republikës Ilir Meta me mbi 9 mijë like.

/Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit