Shqiptarët bëhen bashkë për familjen e Arjan Salës! Sa para janë grumbulluar?

Shqiptarët bëhen bashkë për familjen e Arjan…

Në më pak se 12 orë nga nisja e një fushate sensibilizuese për të mbledhur para në ndihmë të familjes së Arjan Salës, që vdiq pas një zjarri që ra në një magazinë në Tiranë, shqiptarët kanë dhuruar një shumë të konsiderueshme parash.

Me iniciativën e ‘Fundjavë Ndryshe’, dhe me lancimin e nismës dhe nga gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e djeshme, derimë tani përmes ‘gofundme’ janë grumbullar rreth 55 mijë dollarë, shumë e cila vjen duke u rritur me kalimin e orëve.

Shumë prej personave që kanë dhuruar shuma të ndryshme parash kanë preferuar që të jenë anonimë, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme qeveria dha një shumë prej 1 milionë lekësh të rinj për familjen Sala. (Lexo edhe ketu lajmin) 

Familjarët e 32-vjeçarit janë shprehur se kanë marrë ndihma nga shqiptarë që jetojnë në të gjithë vendin, dhe jashtë saj, ndërkohë që kjo duket të jetë mënyra më e mirë, që djali i Arjanit të ketë një të ardhme të sigurt. Arjan Sala ishte personi i vetëm që punonte në familjen e tij, dhe vdekja e tij shoqërohet dhe me pasiguri ekonomike, që duket se do të lehtësohet paksa nga ndihma që kanë dhënë shqiptarët.

Gjatë ditës së djeshme, Arjan Salës iu akordua nga qeveria dhe titulli “Dëshmor i Atdheut”, për aktin e tij heroik, në ndihmë të personave të tjerë që mund të ishin bllokuar nga zjarri në ambientet e magazinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit