Shqiptarët blenë ilaçet e rimbursuara me lekët e veta

Shqiptarët blenë ilaçet e rimbursuara me lekët…

Mungesa e financimit për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri është vënë më në dukje vitet e fundit, ku qytetarët nuk kanë akses në blerjen e ilaçeve cilësore. Nuk kanë munguar dhe rastet kur shqiptarët kanë financuar nga xhepi i tyre blerjen e ilaçeve të rimbursueshme.

Sipas statistikave të INSTAT, rimbursimi i ilaçeve nga shteti mbuloi vetë 35% të nevojës së tyre.

Thënë me shifra konkrete, përgjatë vitit 2022 importi i produketeve farmaceutike kishte vlerën e 28 miliardë lekëve, ndërsa qeveria kishte financuar për rimbursim vetëm 11.4 miliardë të kësaj vlere. Pjesa tjetër e çmimit të ilaçeve të importuara me vlerë 61% u vetëfinancua nga qytetarët.

Raporti i financimit për ilaçe nga vetë xhepi i qytetarëve për vitin 2021 ishte më i përkeqësuar, kjo edhe për shkak të pandemisë së COVID-19. Në shifra, shqiptarët paguan nga xhepi 64.5% të vlerës së ilaçeve.

Nga viti 2018, deri në vitin 2021, në Evropë u miratuar 61 barna të reja për trajtimin e sëmundjeve, por vendi ynë pranoi në listën e rimbursimit vetëm 2 prej tyre. E njëjta gjë është edhe për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, ku 46 barna janë miratuar në Evropë, ndërsa në Shqipëri janë miratuar vetëm tre prej tyre.

E gjitha kjo ka sjellë që qytetarët mos kenë ilaçe të rimbursueshme nga shtetit, dhe nëse duan që të kurohet do t’i blejnë me shpenzimet e tyre. Në shumë spitale të qyteteve të vogla ka mungesë të stafit të specializuar, dhe qytetarët duhet të vijnë në Tiranë për të bërë vizita.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit